Zjarre masive në Fier, digjen pyjet me pisha në Darëzezë

Shqipëria

Zjarre masive në Fier, digjen pyjet me pisha në Darëzezë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:51
Foto ilustruese

Zjarri i përmasave të mëdha ra mesditën e së premtes në pyllin me pisha të fshatit Darëzezë në Fier. Fillimisht, flakët u vunë re nga banorët e fshatit, të cilët njoftuan zjarrfikëset dhe filluan me mjete rrethanore për ta vënë nën kontroll. Më pas zjarrfikesit me dy mjete dhe rreth 15 punonjës u bashkuan me banorët për të shuar vatrën e zjarrit. Moti i thatë dhe erërat e fuqishme që fryjnë nga veriu, e bënë të pamundur vënien e zjarrit nën kontroll.

Sipas banorëve, kjo është e treta herë brenda 15 ditëve që pylli me pisha përfshihet nga zjarri, që mund të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm. Lufta me flakët në Darëzezë dukej se do vazhdonte gjatë. Zjarri në pisha përhapet shumë shpejt dhe është shumë i fortë, ndërsa moti i pastër dhe me erë. Zgjidhje do të ishin reshjet e shiut, por në Darëzezë nuk kishte asnjë re në horizont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat