Rama: Vendet e rajonit më nuk janë armiq, por së bashku janë kundër armiqve të rinj

Shqipëria

Rama: Vendet e rajonit më nuk janë armiq, por së bashku janë kundër armiqve të rinj

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:08
Edi Rama

“Sot ne nuk jemi armiq të njëri tjetrit, por jemi së bashku kundër armiqve të rinj. Ekstremizmi i dhunshëm, edhe krahas kapitulimit të SHI-së, nuk është zbuluar. Doktrina fanatike nuk do të shkëputet vetëm me forcën e armëve, por me fuqinë e mendjes dhe shembullin e mëshirës së kësaj Aleance të madhe. Nacionalizmi i rritur, kriza siriane e refugjatëve ose emigrantët në Mesdhe dhe kiber-lufta që marrin përmasa të rrezikshme kanë nevojë për përgjigje të përbashkët, secili me vendin dhe rolin e tij”, theksoi Rama.

Më tutje, kryeministri është fokusuar edhe në doktrinat agresive të disa vendeve, duke e theksuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë si mosrespektim i hapur i së drejtës ndërkombëtare.

“NATO-ja gjithashtu, duhet të përballet me doktrina agresive, të faktorëve të tretë: me rritjen e armatës dhe injorimin e hapur të ligjeve ndërkombëtare. Aneksimi i Krimesë është vetëm një nga dëshmitë e vërteta për këtë fenomen. Sot ndjehemi mirë se integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO kanë krijuar hapësirë të gjerë të Ballkanit në NATO dhe e përforcuan stabilitetin e Ballkanit, që solli deri te mbushja e vakumit të krijuar sipas ndryshimeve tektonike të cilat e përjetuan Gadishullin rënien e Jugosllavisë”; vlerësoi Rama.

Ai ka folur edhe rreth ndërtimit të paralajmëruar të bazës së aviacionit në qytetin shqiptar Kuçova, që do të jetë baza e parë e tillë në Ballkan, si dhe domosdoshmëria që Kosova sa më shpejtë të bëhet pjesë e NATO-s.

Ndryshe, me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ishte mbajtur parakalim në të cilën morën pjesë mbi 1.300 pjesëtarë të armatës shqiptare, ndërsa aeroplanët e Aleancës fluturuan mbi qiellin e Tiranës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat