Raporti i DASH-it, Kërpaçi: Kambanë alarmi për situatën kriminale dhe korrupsionin qeveritar

Shqipëria

Raporti i DASH-it, Kërpaçi: Kambanë alarmi për situatën kriminale dhe korrupsionin qeveritar

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:01
Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi

Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ishte e ftuar mbasditen e sotme në një intervistë në televizionin Shijak Tv.

E pyetur për një çështjet më të komentuara të aktualitetit, siç është raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe a i dukej normale heshtja e mazhorancës, ajo u shpreh se ajo që u lexua nga ky raport nuk ishte gjë tjetër përveç se denoncimeve të pa reshtura të opozitës.

“Normale është për një qeveri e cila drejtohet nga një Kryeministër i papërgjegjshëm, i cili në bazë të vizionit të punës dhe qeverisë së tij ka propagandën, mashtrimet, premtimet e pa mbajtura dhe trillime që mendon se qytetarët e vendit tonë mund të gënjehen. Në fakt ajo që lexuam nga raporti i DASH-it, nuk ishte gjë tjetër përveç se denoncimeve dhe të gjitha atyre që opozita nuk ka reshtur asnjëherë duke denoncuar, duke protestuar dhe duke këmbëngulur për këtë kambanë alarmi dhe këtë situatë kriminale, ku shteti ynë ndodhet sot. Në fakt në raport thuhej se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efikasitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Kjo sepse trafikantët e drogës, shkruhej mjaft qartë, janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Pra kemi një situatë ku dhe vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e tregon sesi korrupsioni zyrtar është në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe trafikantët janë të lidhur me qeverinë dhe veprojnë lirisht në mënyrë të hapur pa u ndëshkuar dhe pa pasur asnjë lloj pasoje. Pa diskutim që jemi në një situatë alarmante. Nga ana e mazhorancës unë personalisht nuk prisja ndonjë reagim. Pasi kjo është mënyra e tyre e të bërit politikë. Ata kanë zgjedhur që të bashkë qeverisin me krimin dhe t’i japin liri krimit dhe drogës. Ndërkohë që ne kemi zgjedhur të jemi në këtë aksion të madh së bashku me qytetarët dhe të luftojmë me ta për të garantuar në vendin tona zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, por mbi të gjitha për të bërë shtet. Jo për të pasur një shtet, i cili është i kapur nga krimi, nga grupet e organizuara dhe është në funksion të këtij grupi njerëzish dhe jo në funksion të qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë të vendit tonë.” – u shpreh Kërpaçi.

Gjithashtu ajo foli edhe për rolin që kanë të rinjtë në ndryshimin e situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, ku u shpreh se:

“Unë si e re dhe si politikane e cila besoj se ne si të rinj duhet të punojmë për vendin dhe të kontribuojmë për vendin për të garantuar një Shqipëri më të mirë ku krimi dhe droga nuk bëhet pjesë e shtetit, por që të rinjtë dhe të rejat ne i lidhim me vizion të përbashkët për të bërë politika më të mira që të rinjtë të mos largohen nga vendi.
Ne duam të ri sjellim një model, modelin e të rinjve, modelin e të rejave, modelin e grave dhe vajzave, modelin e qytetarëve shqiptar që janë të pastër të cilët duan të punojnë për vendin, të cilët duan të bëjnë një Shqipëri më të mirë, të cilët duan të punojnë për politika që garantojnë arsim cilësor, punësim të mirë paguar, dhe që garantojnë shanse dhe shpresë në Shqipëri. Ky është misioni dhe puna e kësaj strukture”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat