Kush do jetë kandidati socialist për Durrësin? Rama nuk konfirmon Dakon

Shqipëria

Kush do jetë kandidati socialist për Durrësin? Rama nuk konfirmon Dakon

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:32
Foto

Rama nuk dha asnjë emër për Durrësin. Edhe pse së fundmi është diskutuar se kandidati i propozuar mund të jetë Ardian Çela, kryeministri nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Pasi ripërsëriti qëndrimin se nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale, Rama me ironi shpotiti kundërshtarët e tij politikë. Kryeministri i vendit doli në mbrojtje të akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit.

“Po deri 5 vite e gjysmë përpara këta i nxirrnin me leje të burgosurit. Tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, keni parë ndonjë emision për të ju? Ia keni dëgjuar ndonjëherë zërin Aleksandër Moisiut?

Jo, zëri i Niçes u bë si të ishte zëri i Luciano Pavarottit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje, e merrte në krah deputeti dhe vinte vërdallë nëpër Durrës me të burgosurit. Terrorizonin dynjanë lart e poshtë. Flasin këta?”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat