Tryeza me mediat, ish anëtarja e kryesisë së PD “kryqëzon” Bashën: Nuk tha asgjë të re, kishte gjithçka në dorë e s’bëri gjë

Shqipëria

Tryeza me mediat, ish anëtarja e kryesisë së PD “kryqëzon” Bashën: Nuk tha asgjë të re, kishte gjithçka në dorë e s’bëri gjë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:34
Foto

Bushati ka kritikuar Bashën i cili sipas saj nuk tha asgjë të re ne kete takim.

Sipas Bushatit, problemin kryesor të medias në Shqipëri nuk e prek askush.

Më tej Bushati shkruan se në Kuvend PD-ja ka pasur komisionin e medias por nuk reagoi asnjëherë për shfuqizimin e nenit të 62 të ligjit të medias me ndërhyrje të pronarëve të Top Chanel dhe Tv Klan.

Postimi i plotë i Bushatit:

Përsëri…dhe asgjë të re!

Basha përsëri paska folur për lirinë e medias…e bëri dhe para 2-3 muajsh….

E lexova lajmin me vëmendje…

Asgjë e re!

Problemin kryesor, atë të medias të përqendruar në 2-3 duar, as nuk e prek fare….

Ka mbi 3 vjet që Gjykata Kushtetuese, nën lobimin e pronarëve të Klanit dhe Top Channel, shfuqizoi paragrafin e nenit 62 të ligjit të medias që ndalonte që një familje të kishte 100% të aksioneve në një licencë kombëtare….

Që, përsa kohë ishte në Kuvend, dhe PD kryesonte Komisionin e Medias, të ndërmerrte ndonjë amendim ligjor për këtë….as që bëhej fjalë….

Asnjë fjalë as për faktin që 4 nga 5 licencat kombëtare zotërohen nga aksionerët e Digitalbit, në kundërshtim me ligjin….

Asnjë fjalë për kompaninë fiktive ADTN që zotëron licencë kombëtare….ndër letra….se në fakt i përket Digitalbit….

Asnjë fjalë për AMA-n, gjyqtarët që dhanë vendimet, prokurorët që mbyllen dosjet etj etj etj….

As dhe një fjalë!

Revolucioni vazhdon!

Lufta ndaj oligarkëve po e po!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat