Saimir Tahiri sërish baba, e shoqja në fund të shtatzënisë

Shqipëria

Saimir Tahiri sërish baba, e shoqja në fund të shtatzënisë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:02
Saimir Tahiri me familje

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.

Por së fundmi është zbuluar një ‘e fshehtë’ shumë e bukur. Burime për “Bluetooth” të “GSh” kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.

Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat