Korçë/ Oxhaku djeg shtëpinë, dëmtohen dhe banesat ngjitur

Shqipëria

Korçë/ Oxhaku djeg shtëpinë, dëmtohen dhe banesat ngjitur

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:52
Oxhaku djeg shtëpinë

Një banesë është shkrumbuar në fshatin Vreshtas ndërsa disa të tjera janë dëmtuar.

Ngjarja u regjistrua pasditen e së premtes ndërsa zjarri nisi nga oxhaku i banesës duke përfshirë të gjithë ndërtesën dhe disa banesa të tjera ngjitur me të.

Ne momentin e ngjarjes në shtëpinë e përfshirë nga flakët ndodheshin çifti i bashkëshortëve Breim dhe Alketa Agolli, por pavarësisht përpjekjeve të tyre ata nuk kane mundur të shuajnë zjarrin.

Edhe pse fatmirësisht familja dhe fëmijët kanë shpëtuar pa u dëmtuar, ata përballeshin me kushte të vështira ekonomike çka e ka rënduar edhe më tej situatën.

Për disa orë fotot zjarrfikës kanë punuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të neutralizuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat