Brenda dy javësh 4 atentate mafioze

Shqipëria

Brenda dy javësh 4 atentate mafioze

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:11
Foto

Gjatë dy javëve të fundit në shqipëri janë regjistruar 7 vrasje, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar në mënyrë mafioze.   

Vrasja e të shtunës në mëngjes, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali është atentati i dytë brenda pak ditësh në Shkodër, pasi më herët u ekzekutua dhe biznesmeni Nard Polia. 

Gjatë 10 muajve të fundit në këtë qytet janë vrarë 7 persona. Një tjetër krim i rëndë ndodhi në elbasan ku u ekzekutua në mënyrë mafioze avokati i njohur Ravik Gurra në Elbasan.   ë këtë rast hetimet u përqendruan në vrasje për shkak të detyrës, por edhe mundësia e përplasjes mes bandave, për shkak të çështjeve që ai kishte mbrojtur. 

Ndërkaq në Tiranë u ekzekutua Jurgen Kurti, për të cilin dyshohet se u përdor një vrasës me pagesë. Për ish-drejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha, rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

"Është një situatë që ngjason me atë të luftës. Cdo ditë kemi njerëz të vrarë, të plagosur, të grabitur. Nga mënyra e kryerjes së tyre kemi të bëjmë më vrasje me pagesë apo larje hesapesh nga grupet kriminale që veprojnë thuajse të pashqetësuar nga puna e dobët e policisë së shtetit por jo vetëm "

Tre mujori i parë i vitit 2019 mbyllet me bilance negative për sa i përket numrin e vrasjeve.  Për këtë vit janë regjistruar 22 vrasje nga 12 të vitit të shkuar për të njëjtën periudhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat