Angjeli: Zhvillimet ekonomike t'i përgjigjen kohezionit social

Shqipëria

Angjeli: Zhvillimet ekonomike t'i përgjigjen kohezionit social

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:29
Anastas Angjeli:

Universiteti Mesdhetar sjell në Shqipëri Konferencën Ndërkombëtare “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”. Konferenca vjen në vendin tonë pas 7 vitesh nga dita e parë e këtij lloji e organizuar në Shqipëri.

Universiteti Mesdhetar në bashkëpunim me “Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës” dhe Universitetin “La Sapienza” në Romë sollën në Shqipëri Konferencën Ndërkombëtare “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”. Themeluesi i këtij Universiteti Anastas Angjeli në fjalën e tij e vuri theksin te zhvillimet ekonomike, të cilat duhet ti përgjigjen kohezionit social.

Anastas Angjeli: Zhvillimet ekonomike të viteve të fundit, do të duhet t’i përgjigjen dhe të sigurojnë më mirë kohezionit social dhe territorial të një vendi, në mënyre të tillë që benefitet e rritjes ekonomike si dhe hapjes së vendeve të reja të punës t’i sigurojnë popullsisë qe të jetojnë me dinjitet, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë.Kësisoj, të dhënat ekonomike do të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikëbërësit kur flasin për zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh edhe faktorë të tillë si: Degradimin ambiental dhe cilësinë e jetës.

Konferenca do të sjellë mbi 100 punime në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore nga studiues të këtyre fushave, prej të cilave 45 janë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat