Basha: 100 mijë euro në orë, fatura për estradën e Ramës

Shqipëria

Basha: 100 mijë euro në orë, fatura për estradën e Ramës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:52
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të shtunën nga Durrësi, se populli durrsak dhe i gjithë Shqipërisë paguan 100 mijë euro në orë për estradën e shpifur të Edi Ramës.

“Sa herë ta shikoni duke u shtirur si një kloun, kujtohuni që nuk keni një kloun përpara. As thjeshtë një të sëmurë psikik, por hajdutin më të madh që ka parë ky vend. 100 mijë euro në orë është fatura e çdo shqiptari, 100 mijë euro në orë paguan ky popull për estradën e shpifur të Edi Ramës. A ia vlen? A ia vlen ky çmim? A ia vlen e ardhmja e fëmijëve tuaj, shkatërrimi i vendeve të punës, shkatërrimi i shëndetësisë, i shkollave? A është kjo fatura që duhet të vazhdojmë të paguajmë? A e meriton Durrësi estradën e Edi Ramës që kushton 100 mijë euro në orë? Ju kushton mirëqenien zhvillimin dhe punësimin…”

Nga sheshi para Bashkisë së Durrësit, Basha tha se largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare.

Ai tha se opozita nuk kishte asnjë rrugë tjetër vetëm se të digjte mandatet e deputetëve. “Me zgjedhje të vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësi të kapur, nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Nuk kishte rrugë vendim tjetër që unë mund të merrja si kryetar i PD përveçse t’jua riktheja edhe një herë gjykimin ju, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat