Qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore - Bota Sot
Qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore

Shqipëria

Qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore

Më: 31 mars 2019 Në ora: 09:56
Ilustrim

Shqipëria më 31 mars të vitit 1991, kishte organizuar zgjedhjet e para shumë-partiake në 45 vjet.

Votimet u zhvilluan në dy raunde; Partia e Punës (reformuar në Parti Socialiste, qershor 1991), fitoi 2/3 e vendeve në Kuvendin Popullor prej 250 anëtarësh.

Megjithatë, zhgënjimi në zonat urbane rreth humbjes së Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, shpërtheu në formë revoltash anti-komuniste në Shkodër; 4 vetë u vranë nga të shtënat e policisë, përfshi udhëheqësin e PD-së në Shkodër, Arben Broci.

Protestat u pasuan nga një grevë e përgjithëshme 20 ditore, që shkaktoi rrëzimin e qeverisë vetëm pas 2 muajsh në detyrë – qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë ishte arritja e saj kryesore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...