Panariti: Fshati dhe bujqësia po thahen, qeverisja e ka mendjen te betonizimi i qendrave të qytetit

Shqipëria

Panariti: Fshati dhe bujqësia po thahen, qeverisja e ka mendjen te betonizimi i qendrave të qytetit

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:38
Edmond Panariti

Ish-deputeti Edmond Panariti ka bërë një ekzpozë të zymtë të situatës në të cilët ndodhet sot bujqësia shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale Panariti shkruan se bujqësia dhe fshati po thahen, jo vetëm nga mosfinancimi por dhe nga mos vaditja.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe drejtuesit socialistë të qeverisjes lokale si “mendje të betonizuara te qendrat e qyteteve” ndërkohë që fshati po thahet nga uji por dhe nga banorët e tij.

Ja postimi i plotë

Bujqesia dhe fshati po thahen! Po thahen jo vetëm nga mos financimi, por nga mungesa e ujit dhe nga mos vaditja! Sepse kanalet që shpien ujin në parcelat e fermerëve, ju hoqen sistemit te vaditjes dhe kullimit të Bujqësisë në qender dhe ju kaluan bashkive. Bashke me to "firuan" edhe parate bashke me dhjetra eskavatore per kanalet, argjinaturat, digat ! Këto para dhe mjete, kryetari i Bashkise tani i perdor për pedonalet, i harxhon për trotuaret e qyteteve, aty ku korr vota dhe para! Nuk e gjen gjekundi këtë model! Model i kundershtuar fort edhe nga nderkombetaret qe na perkrahen në krijimin e nje sistemi unik dhe integral. Imagjinoni, Bujqesine e Myzeqese dhe te fushes së Korçës, tashmë vetem në duart e kryetareve të Bashkive, të cilët as që merakosen se nuk shkon uji në parcelat e Libofshes, Dushkut, Grabianit apo të Drithasit dhe Dvoranit! Mendja e tyre nuk ka aq rreze të larget veprimi, por eshte e shkurter dhe driteshkurter. Mendje e betonizuar te qendrat e qyteteve. Ndersa fshati po thahet nga uji dhe banorët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat