I dënuari Asmer Bilali kërkon leje për në varrimin e babait dhe xhaxhait

Shqipëria

I dënuari Asmer Bilali kërkon leje për në varrimin e babait dhe xhaxhait

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:46
Shkodër

I dënuari Asmer Bilali ka kërkuar leje nga Drejtoria e Burgjeve për të shkuar në varrimin e babait të tij Astritit dhe të xhaxhait të tij, Ibrahimit, që i vranë dje para pronës së tyre në Shkodër.

Varrimi i dy vëllezërve bëhet në orën 15:00 në Shkodër, por për të dënuarin tek Burgu 313 nuk ka ende asnjë përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve.

Asmer Bilali është arrestuar si anëtar i grupit kriminal “Bajri” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat