Shuarja e zjarreve, Xhaçka: Kushdo që guxon të krijojë pasiguri, duhet denoncuar

Shqipëria

Shuarja e zjarreve, Xhaçka: Kushdo që guxon të krijojë pasiguri, duhet denoncuar

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka falenderuar Forcat e Armatosura për punën që po bëjnë për shuarjen e zjarreve në pyje.

Xhaçka thekson se kushdo që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri, duhet denoncuar e përballur me ligjin.

“Faleminderit të gjithë djemve e vajzave të Forcave të Armatosura për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit”, shprehet Xhaçka.

“Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin”, thekson Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat