Policia e Forcat speciale shkojnë në Elbasan, “rrethohet” qyteti

Shqipëria

Policia e Forcat speciale shkojnë në Elbasan, “rrethohet” qyteti

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë “mësyrë” në Elbasan ku ka nisur një numër i madh patrullimesh.

Duke parë dhe ngjarjet e kohëve të fundit në qytet, të cilat kulmuan me ekzekutimin mafioz të avokatit Ravik Gurra, policia e shtetit ka nisur të kryejë një sërë kontrollesh në mbarë qytetin, ku janë vënë në sitë një sërë personash me precedentë.

Gjithashtu mësohet se ka patur kontrolle të befasishme në një sërë biznesesh e banesash të dyshuara nga autoritetet.

Deri më tani nuk ka informacione të detajuara, dhe ende nuk dihet nëse operacioni është kryer për të vënë në pranga eskponentë të krimit në qytet, numrat e të cilit nuk janë të paktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat