Përplasje mes shoferëve në protestë, policia shoqëron pesë persona

Shqipëria

Përplasje mes shoferëve në protestë, policia shoqëron pesë persona

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:02
Foto

Disa shoferë të linjës së Libohovës janë përplasur ditën e sotme me ata të Gjirokastrës. Si pasojë janë shoqëruar në polici pesë persona.

Protesta e shoferëve vijon prej një jave. Sipas tyre konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe që marrin udhëtarë në vende të pacaktuara. 

Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës, ndërsa për rikthim në normalitet shoferët kanë vendosur si kusht pezullimin e këtyre linjave nga Ministria e Transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat