Të mërkurën seancë dhe protestë, një tjetër kandidat i PD-së kërkon mandatin

Shqipëria

Të mërkurën seancë dhe protestë, një tjetër kandidat i PD-së kërkon mandatin

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:25
Protesta e opozitës, Shqipëri

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e radhës plenare edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Kuvendi.

Burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se opozita do të protestojë sërish para Kuvendit.

Degët e Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën.

Ndërkaq nga lista shumëemërore e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 2017 vijon aplikimi për deputetë.

Kështu Halil Jakimi, kandidat i PD-së në qarkun Dibër ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat