Mesazhi i Ruçit për prindër dhe mësues: Mos i lini fëmijët në pushtetin e tabletave

Shqipëria

Mesazhi i Ruçit për prindër dhe mësues: Mos i lini fëmijët në pushtetin e tabletave

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa evidentoi disa nga problematikat dhe rreziqet që u kanosën fëmijëve shqiptarë kërkoi më shumë bashkëpunim institucional për garantimin e një të ardhme sa më të mirë për ta.

Ruçi kërkoi rikthimin e raportit të fortë prindër-mësues për të mos i lënë fëmijët në pushtetin e tabletave dhe teknologjisë.

Kritikat nuk i kurseu edhe ndaj klasës politike, duke e cilësuar një shembull të keq për ta.

Ruçi: Çfarë duhet të bëjmë që të kufizojmë dëmin që shkakton teknologjia në raport me sjelljen sociale të fëmijëve? Si duhet që shkolla shqiptare të harmonizojë përdorimin e teknologjisë moderne me metoda tradicionale të cilat mundësojnë dhe edukojnë dije dhe norma të qëndrueshme? Si mësuesit dhe prindërit duhet të vendosin raportet e famshme që ka trashëguar shkolla shqiptare dhe të mos i lënë fëmijët në pushtetin e tabletave? 

Si të prezantojmë ushqimin dhe të kufizojmë rrezikun e obezitetit të fëmijëve, si mund të bashkëpunojmë të gjithë dhe ti armiqësojmë fëmijët shqiptarë me drogat dhe rreziqet e tjera të shoqërisë së sotme, si mund të kufizojmë format e rënda të punës së fëmijëve përfshirë këtu të lypurit të detyruar dhe të bindim veten, shoqërinë dhe institucionet se fëmijët janë konsumatorë dhe jo prodhues të materialeve. 

Janë përfitues dhe jo sponsora të sistemit tonë të mirëqënies. Si ti çlirojmë ata nga stresi që u krijojmë jo vetëm me burime të pamjaftueshme për një mirëqënie me standarde të larta por edhe me sjelljen brutale politike ku qëllojmë jo rrallë ne politikanët njëri-tjetrin apo ne politikanët institucionet.

Çfarë modelesh për jetën u ofrojnë fëmijëve shqiptarë ekranet dhe mediat shqiptare, blogjet, seksisizmi, pasurimi nëpërmjet forcës apo librit, unin dhe argëtimin në një shoqëri të shëndetshme.

Deklaratat Ruçi i bëri në seancën speciale në Kryesinë e Kuvendit për prezantimin e raportit të UNICEF mbi situatën e fëmijëve në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat