Gjonaj: 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar

Shqipëria

Gjonaj: 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:35
Etilda Gjonaj

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një bilanc të Task-Forcës Antikorrupsion gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit. Gjonaj tha se deri më tani Task-Forca ka monitoruar 80 institucione, duke dhënë 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore. Sipas Gjonajt, janë dërguar në prokurori 36 zyrtarë.

”Shifrat e Task-Forcës, kemi 80 instutucione të monitoruara. Janë marrë 396 masa administrative, 544 masa disiplinore. 36 punonjës të kallëzuar penalisht në prokurori”, tha Gjonaj. Ministrja kërkoi bashkëpunimin e parlamentit për miratimin e akteve nënligjore të paketës së reformës në drejtësi.

”Kemi përgatitur të gjitha aktet nënligjore për paketen e rëformës në drejtësi. Me ngritjen e KLGJ dhe KLP, e gjithë paketa me 10 aktet ligjore do miratohet në këshillin e ministrave për të bërë funksionale zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Dy ligjet e pamiraturara të reformës në drejtësi, kërkojnë bashkëpunimin e deputetëve. Ligji për statusin e magjistratit”, tha Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat