Punime në Rrethrrotullimin e Kamzës, ARRSH: Qarkullim i reduktuar nga data 3 prill - Bota Sot
Punime në Rrethrrotullimin e Kamzës, ARRSH: Qarkullim i reduktuar nga data 3 prill

Shqipëria

Punime në Rrethrrotullimin e Kamzës, ARRSH: Qarkullim i reduktuar nga data 3 prill

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:46
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton fillimin e punimeve për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës, në segmentin rrugor Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër. Punimet do të fillojnë që nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00 .

ARRSH shpjegon se gjatë kryerjeve të punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 03.4.2019 deri më datë 03.6.2019.

“Duke nisur nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës, në Segmentin rrugor: Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100.

Për këtë arsye, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 03.4.2019 deri më datë 03.6.2019”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...