Basha: Largimi i Ramës emergjencë kombëtare, akt i domosdoshëm

Shqipëria

Basha: Largimi i Ramës emergjencë kombëtare, akt i domosdoshëm

Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:55
Lulzim Basha

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një takim me banorët e Koplikut deklaroi se largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij është emergjencë kombëtare.

Sipas tij opozita pati dy mundësi ose të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet ose krah njerzëve të thjeshtë, dhe djegia e mandateve provoi se ata janë me popullin e thjeshtë.

“Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm.

Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më”, tha Basha.

Mw tej Basha tha se kryeministri ka ngritur tra të padukshëm kudo, njësoj si trau i Rrugës së Kombit, duke shtuar se qytetari i thjeshtë nuk mund të ecë përpara pa “ulur zverkun ndaj bandave”. “Po nuk u bëre skllav i bajraktarit të Rilindjes nuk ecën përpara”, tha kreu demokrat.

Duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit sipas të cilit ata me mesatare 6 nuk do të futen në universitet, Basha pyeti se kush është ai që vendos rregulla të tilla, duke shtuar se “ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve banditët deputetë. Ky është njeriu që ka sjellë përdhunues në bashki".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat