Zjarr i madh në Mirditë, era favorizon flakët

Shqipëria

Zjarr i madh në Mirditë, era favorizon flakët

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:15
Mirditë

Edhe pse në pranverë, stina e zjarreve ka nisur shpejt në Shqipëri. Qindra hektarë pyje janë djegur ditët e fundit, ndërsa sot në Orosh të Mirditës flakët kanë përfshirë një pyll me pisha.

Për pasojë 1 hektar është shkrumbuar, teksa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë neutralizimin në kohë për shkak të erës së fortë dhe devijimit të flakëve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë muajit mars janë djegur mbi 245 hektarë pyje e kullota dhe janë regjistruar 243 vatra zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat