Vasili i përgjigjet Ramës për titujt akademikë dhe i jep një këshillë: Mësoni shqipen

Shqipëria

Vasili i përgjigjet Ramës për titujt akademikë dhe i jep një këshillë: Mësoni shqipen

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:15
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i përcjell me ironi deklaratat e qeverisë për të verifikuar titujt shkencorë. Sipas Vasilit, qeveria e analfabetëve nuk “qeveris dot as shqipen e ministrave të vet”.

“Ua ua qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë?! Kryeministri përballë pedagogëve, me kurajën e marrë që vjen vetëm prej padijes se thellë, mbushi bulçitë dhe me plot gojën tha: Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabetëve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndajë shkencëtarët nga jo shkencëtarët, do të ndajë të diturit nga të paditurit, do të ndajë dijetaret nga gënjeshtarët.Gjëmë e padëgjuar kjo”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se “Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencore. Edhe në kohen e partisë punës një budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë, bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hynë deri aty.

Reforma më e mirë që mund të bëjë qeveria është të fusë në kurs veten për të mësuar shqipen, që e flasin si këmishë e veshur mbrapsht dhe e dyta të mësojnë fare pak logjikë aq sa niveli i shkollës fillore, se më shumë nuk mbajnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat