Mbi 91 kg marijuanë janë sekuestrua sot në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi në Janinë.
Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë.
Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe një celular.
Në pranga ra një grek 60-vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.