16 vjeçarit i shpërthen granata në dorë, po luante në ish-repartin ushtarak

Shqipëria

16 vjeçarit i shpërthen granata në dorë, po luante në ish-repartin ushtarak

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Një 16 vjeçar ka mbetur i gjymtuar në fshatin Leshnicë të Pogradecit, pasi i ka shpërthyer një granatë.

Policia bën me dije se i riu me iniciale E.Ç., po luante në afërsi të ish-repartit ushtarake, në momentin kur i ka shpërthyer aksidentalisht një granatë, e për pasojë ka gjymtuar dorën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish-Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat