Shtetasit e arrestuar janë me inicialet A.M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë, Krujë.
Këta shtetas sipas policisë, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë,i vunë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dy personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.