Strazimiri: Qeverisë po i vjen fundi, ka tradhtuar shqiptarët!

Shqipëria

Strazimiri: Qeverisë po i vjen fundi, ka tradhtuar shqiptarët!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:49
Gent Strazimiri

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri u shpreh pak minuta me pare se kësaj qeverie po i vjen fundi. Strazimiri nënvizoi se kjo qeveria ka tradhtuar shqiptarët për shkak të lidhjeve të saj me krimin.

“Kjo qeveri ka tradhtuar popullin. Ka 6 vjet që tradhtohet populli shqiptar nga një qeveri e kriminalizuar. Kjo qeveri me bandat në katër anët e Shqipërisë është në fundin e vet. Këta po ndjejnë fundin e tyre dhe po bëhen qesharakë. Mjafton të përmendësh lidhjet e këtyre me kriminelët, të përmendësh dosjet 339 dhe 184 ku flitet për krim të organizuar, për të kuptuar se kemi në krye një qeveri kriminale. Në dosjet 339 dhe 184 ka telefonata të kriminelëve të njohur me zyrtarë të lartë të qeverisë. Kjo qeveri është e lidhur me krimin deri në fyt”, tha Strazimiri.

Më tej, Strazimiri tha se kjo qeveri kontrollon Prokurorinë dhe se organi i akuzës është bërë njësh me qeverisjen. Strazmiri u shpreh se kjo Prokurori nuk po vepron për dosjet që ka përmendur opozita, sepse është e kapur. Për Strazimirin, është e pakuptueshme sesi Prokuroria nuk vepron kur Vangjush Dako del dhe thotë publikisht se flet e bashkëpunon me kriminelë.

“Prokuroria dhe qeveria janë bërë një. Kjo nuk do mend ta thuash dhe ta faktosh. Organi i akuzës është kapur, prandaj nuk heton këta. Në dosjet 339 dhe 184 dalin në përgjime shit-blerje votash dhe kompromentim të eksponentëve më të lartë të PS me elementë kriminalë. Rama ka kapur Prokurorinë, ka kapur çdo institucion në këtë vend, me gjykatë dhe prokurori”, tha Strazimiri.

Gent Strazimiri u shpreh se nesër opozita do të protestojë, duke bllokuar parlamentin. Për Strazimirin, opozita e ka treguar se është me popullin, pasi ka djegur mandatet dhe ia ka dhuruar popullit. Ai akuzoi Ballën se është i kapur politikisht dhe kriminalikisht, ndërsa tha se edhe policia ka lidhje me kriminelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat