Ruçi: Kundërshtarin politik nuk e zgjedh, por e mund

Shqipëria

Ruçi: Kundërshtarin politik nuk e zgjedh, por e mund

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:39
Gramoz Ruçi

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka cilësuar të papranueshme kërkesën e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Gjatë një bashkebisedimi me studente të Shkollës Ekonomike të Londrës, Ruçi theksoi se në demokraci ti nuk e zgjedh kundërshtarin.

“Kundërshtarin nuk e zgjedh, por e mund. Unë kam garuar me Berishën disa herë kam fituar disa herë jam mundur, por nuk kam thënë që nuk hyj në zgjedhje me të”,- tha Ruçi.

Edhe pse vendimi i opozitës për djegien e mandateve është i paprecendentë, sipas Ruçit mundësitë për zgjidhjen e krizes ekzistojnë. “Mjete janë ato demokratike, dialogu dhe vota”,- tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit ka pranuar se kriza politike demton veçanërisht rrugen e integrimit te Shqiperise në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat