Kryemadhi në Romë, takime me personalitete të politikës italiane

Shqipëria

Kryemadhi në Romë, takime me personalitete të politikës italiane

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:04
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”, Strategie per energia, Infrastrutture ed agrialimentare.

Forumi që mbahet në ambientet e Senatit Italian ka mbledhur aktore kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.

Në forum marrin pjesë dhe figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, Presidente e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes së Senatit.
Pjesëmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kanë qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Përgjithshëm për çështjet politike e të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë.
Gjatë zhvillimeve të forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat