Çfarë po ndodh në Korçë, policia kontrolle “blic” në qytet

Shqipëria

Çfarë po ndodh në Korçë, policia kontrolle “blic” në qytet

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme forca të shumta policie kanë zhvilluar kontrolle “blic” në periferi të qytetit të Korçës.

Policia e mbështetur edhe nga Forcat Operacionale kanë kontrolluar imtësisht disa lokale dhe magazine në zonën e Fajancës, por edhe disa pika lavazhes.

Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe individë që u gjendën pranë këtyre objekteve.

Policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me operacionin, ndërsa vijon puna intensive e efektivëve të policisë së qytetit juglindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat