"Fejdexhinjtë” e Shkodrës: Nuk i kemi dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit

Shqipëria

"Fejdexhinjtë” e Shkodrës: Nuk i kemi dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit

Më: 3 prill 2019 Në ora: 00:27
Bërhan Alija

Gjykata e Apelit të Shkodrës pritet të shpallë të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj 12 personave të akuzuar si pjesë e grupit që jepte para me fajde me interes të lartë në këtë qytet.

Në fund të seancës që u zhvilllua të martën për 4 orë prokurori Brahim Dragjoshi tha se masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të lehtësohet për shtetasit Naim Ahmeti, Adri Bala dhe Lulzim Sylja. Ndërkohë për 9 personat e tjerë prokurori i qëndroi kërkesës për lënien e tyre “arrest me burg”.

Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre para gjykatës. Bërhan Alija ka shpjeguar përmes avokatit se klienti i tij nuk ka dhënë para me fajde tek ish prefekti i Shkodrës apo dy djemtë të tij. Sipas tij i vetmi veprim ishte blerja e një makine. Më pas radha ishte për ish-kancelarin e gjykatës Artan Dragani, avokati i të cilit u shpreh se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish prefektit u ka dhënë një shuma parash për t’i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike por jo me fajde siç pretendohet. I arrestuari tjetër, Edi Memçaj pretendoi se nuk i ka dhënë para me fajde djemve të ish prefektit Paulin Radovani. Ai tha se ka blerë një tokë në Velipojë në shumën 10 milion lekë dhe një dyqan motrës të ish prefektit Radovani.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati mbrojtës i Marjan Bregut i cili e quajti atë që ka bërë ish prefekti si një skemë piramidale. Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme “Jordan Misja”, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish prefektit tha avokati mbrojtës dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë.

Duke patur lidhje shoqërore i ka ndihmuar duke i dhënë para borxh por asnjëherë me fajde. Avokati i të arrestuarit Lulzim Sylja, tregoi se klienti i tij i ka dhënë një borxh prej 120 mijë euro por mohoi që ta ketë kërcënuar ish prefektin i cili ka kërkuar që borxhin ta kthente me një tokë në Pukë. Ilir Sokoli, ish drejtori i patentave në Shkodër tha përmes avokatit se ka qenë mik shumë i ngushtë me dy djemtë e ish prefektit Radovani të cilëve u kishte dhënë 25 mijë euro dhënë borxh për të paguar rrogat e punëtorëve të fabrikës. Avokati mbrojtës i të arrestuarit Eduart Fusha pranoi se klienti i tij i ka dhënë nnë borxh djemve të ish prefektit por jo me fajde, por për ti ndihmuar.

Edhe Elidon Qerimaj tha përmes avokatit se i ka dhënë djemve të ish prefektit Radovani, fillimisht 18 mijë euro dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për t’i ndihmuar. Avokati i të arrestuarit Pashko Vuksanelaj, tregoi se borxhin ia ka dhënë me 3 përqind në vit duke qenë se këtë hua e njeh ligji. Të gjithë të dyshuarit dhe avokatët mbrojtës të tyre kanë kërkuar që për ta gjykata të vendos masën lehtësuese të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe të hetohen të lirë sepse s’janë persona të rrezikshëm. Gjykata e apelit shtyu vendimin për në datën 3 prill në orën 14:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat