Balla: Zgjedhjet do mbahen, PD t’i paguajë 120 milionë lekë KQZ-së

Shqipëria

Balla: Zgjedhjet do mbahen, PD t’i paguajë 120 milionë lekë KQZ-së

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:25
Taulant Balla

Pas Rudina Hajdarit, fjalën e ka marrë socialisti Taulant Balla.

Ndërsa foli për zgjedhjet ai tha se duhet të qëndrojmë strikt rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.

“Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen, qytetarët që duan të plotësojnë vendet vakante të lëna nga PD e LSI të aplikojnë, theksoj se ky parlament është legjitim po ashtu dhe gjithë vendimet që ka marrë.”-tha ai. 

Balla iu ka bërë thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë. Ai përmendi edhe emigrantët, duke thënë se do përpiqen t’ju japin mundësi atyre të mund të votojnë.

“Ndërkohë s’do doja të bëja replikë me zonjën Hajdari, por doja t’i kujtoja se PD duhet t’i paguajë KQZ-së, 120 milionë lekë pasi nuk respektoi kuotën zgjedhore.”-tha ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat