Rama: Nuk i rijapim opozitës mundësinë e 2017-s

Shqipëria

Rama: Nuk i rijapim opozitës mundësinë e 2017-s

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:51
Pamje nga protesta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend, se “opozita doli në rrugë, pasi është mësuar të fitojë pa qenë shumicë”.

Kryeministri siguroi se “ne nuk do t’u rijapim atyre mundësinë e 2017-ës, sepse morën atë që deshën, por nuk bënë as atë minimum për të cilën u zotuan”.

“Dolën nga Kuvendi pasi iu mbaruan llafet, vezët dhe boja dhe bojëdalë tërësisht zgjodhën të ikin në rrugë me idenë që në rrugë do të marrin zvarrë gjithë Shqipërinë, parlamentin dhe axhendën europiane të vendit”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se as në vitin 2005 dhe as në vitin 2009, PD nuk ka qenë shumicë. Ndaj, shtoi ai, duke qenë se u mësuan të fitojnë pa qenë shumicë dhe duke bërë një gjë të ngjashme dy vjet më parë kur morën gjysmën e qeverisë, tani besojnë se duke e përsëritur do të kenë një shkallë më të lartë suksesi se historia e 2017.

“Por pikërisht pse ne ua dhamë mundësinë që të rifuten në lojë, nuk do t’jua japim më këtë mundësi atyre, sepse e morën atë që deshën, por nuk bënë atë për të cilën u zotuan: Të pranonin rezultatin dhe të mos nxinin Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ne mundëm Saliun atëherë kur i përdorte të gjithë mekanizmat e shtetit si hordhi dhe kur ne nuk nxirrnim dot votën tonë nga kutia pa bërë një mijë e një peripeci, tani sipas tyre, “u dashka të blejmë vota për të mundur Lulin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat