Denoncoi Tahirin për lidhje me krimin, Zagani: Gjyqtarja që më dënoi mua do gjykojë ish-ministrin

Shqipëria

Denoncoi Tahirin për lidhje me krimin, Zagani: Gjyqtarja që më dënoi mua do gjykojë ish-ministrin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:44
Saimir Tahiri, Dritan Zagani dhe Habilaj

Ishte personi i parë që doli publikisht dhe sulmoi ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të shumta me bandat e drogës dhe veçanërisht me grupin famëkeq të Habilajve.

Ish shefi i antidrogës së Fierit Dritan Zagani ka reaguar këtë të mërkurë sapo ka parë emrat e trupës që do të gjykojnë në themel tek Krimet e Rënda, dosjen e Saimir Tahirit.

Sipas Zaganit një ndër gjyqtarët, zonja Flora Hajredinaj ka qenë pikërisht gjyqtarja që e ka dënuar ish shefin e antidrogës për shkak se ai doli publikisht në akuza kundër Tahirit. Zagani shkruan se kjo gjyqtare madje shkeli dhe ligjin së bashku me prokurorin e çështjes së tij, pasi në vend që ta lironte nga burgu e mbajtui në arrest shtëpie.

STATUSI I ZAGANIT:

VETING:

Gjyqetaria e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg, dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini, ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqtare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat