Bulqizë, masa ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor

Shqipëria

Bulqizë, masa ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:35
Foto

Bashkia Bulqizë nëpërmjet aksionit të policisë bashkiake ka marrë masa për lirimin e hapësirave publike nga parkimi i makinave në vende të gabuara. Policia bashkiake e Bulqizës vazhdon të marrë masa ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor në qytetin e Bulqizës.

“Në një qytet normal, ne nuk mund të parkojmë makinat kudo që gjejmë vend boshe.
Jo të gjitha hapësirat janë bërë për të parkuar”, theksoi Bashkia, duke saktësuar se në të tilla raste, policia bashkiake do të jetë aty për t’ju përgjigjur rregullave të përbashkëta.

Sipas Bashkisë, policia do t’i përgjigjet jo vetëm ruajtjes së rregullave që janë vendosur së bashku, por edhe çdo qytetari që ankohet me të drejtë për këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat