Henri Çili: Opozita shokoi sistemin politik

Shqipëria

Henri Çili: Opozita shokoi sistemin politik

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:46
Henri Çili

Themeluesi i Gazetës Liberale, Henri Çili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se votimi kundër i depoutetëve të rinj të opozitës për zgjatja e afataeve të Komisioneve Zgjedhore, ishin “fake”.

Më tej Çili shtoi se me djegien e mandateve, daljen nga Parlamenti dhe protestat e vazhdueshme ka shokuar sistemin politik.

Beti Njuma: Sot u miratua zgjatja e afateve të Komisionit të Reformës Zgjedhore me votat kundër të deputetëve të rinj të opozitës. 

Henri Çili: “Fake”, e gjitha “fake”. Nuk ka ndonjë sens të madh, por në parim do thosha që thelbi i krizës është gjetkë dhe këto janë disa operacione për të fituar kohë. Janë thjeshtë çështje të kronikës. Thelbi është që opozita ka dalë jashtë sistemit politik, por është brenda sistemit demokratik. Me lëvizjen e saj ka arritur të shokojë sistemin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat