Rritet fluksi i refugjatëve në Gjirokastër

Shqipëria

Rritet fluksi i refugjatëve në Gjirokastër

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:03
Foto

Vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Pika e kalimit kufitar te Kakavijë  65 refugjatë të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.

Deklarata erdhi nga drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.

Fluksi i emigranteve është fenomen shqetësues edhe per shtetin fqinj.

Mediat aty pohojnë se Greqia dhe Shqipëria janë trampolina e dhjetëra mijëra emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për të udhëtaur drejt vendeve të tjera të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat