Sulmi me armë, makina e autorëve me targa false, personat dyshohet të mos jenë nga Fieri

Shqipëria

Sulmi me armë, makina e autorëve me targa false, personat dyshohet të mos jenë nga Fieri

Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:05
Foto

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “1 Maji” në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Parkut" në Fier.

Raportohet se makina tip "BMW" që u gjet e djegur është me tarfa false të një automjeti tjetër të tipit "Renault", që dyshohet se mund të jetë e vjedhur në Elbasan.

Automjeti është gjetur në një rrugë dytësore pranë kryeqëzimit të Shinave të Trenit në Fier, çka tregon që personat ende të paidentifikuar që kanë shtënë dhe më pas kanë sjellë automjetin në këtë zonë mund të mos jenë nga qyteti i Fierit sepse segmenti rrugor ku ata kanë dashur pra të kalojnë është një rrugë pa krye, çka tregon  që mund të mos e njohin mirë këtë zonë.

Subjekti tregtar mbi të cilin u qëllua me armë nuk ka pësuar dëme në ndërtesë por nga të shtënat është dëmtuar vetëm një automjet, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat