Bulqizë, rrugët në lagjet e banuara bllokohen nga parkimet e gabuara

Shqipëria

Bulqizë, rrugët në lagjet e banuara bllokohen nga parkimet e gabuara

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:22
Foto

Në rrugët e Bulqizës, banorë e nxënës shkollash rrezikojnë çdo ditë jetën. Parkimi i kundërligjshëm në të dy kahet e lagjes “Gjeologu” vështirëson qarkullimin.

Banorët thonë se automjtetet nuk janë të personave që banojnë në lagje. Shpesh ata detyrohen të vënë pengesa në rrugë, ndaj kërkojnë zgjidhje përfundimtare nga bashkia.

Aksidentet nuk kanë munguar dhe situata më e vështirë është pranë gjimnazit të Bulqizës dhe shkollës 9-vjeçare. Edhe pse gjimnazi është përballë Komisariatit të Policisë, rruga që të çon në oborrin e dy shkollave është e bllokuar nga makinat.

Rastet kur Policia Bashkiake bllokon automjetet nuk mjaftojnë për të ndërgjegjësuar ata që parkojnë gabim. Mungesa e sinjalistikës rrugore në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës është një tjetër problem, që e bën të vështirë zbatimin e rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat