Bimët medicinale në rrezik, grumbullimi i parakohshëm i pakëson

Shqipëria

Bimët medicinale në rrezik, grumbullimi i parakohshëm i pakëson

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:24
Bimët medicinale

Të paktën 11 lloje bimësh të mbrojtura, pjesë e “librit të kuq” të bimëve që rrezikojnë zhdukjen, janë më të pakta në natyrë këtë vit, sipas ekspertëve.

Qarku i Gjirokastrës, një prej zonave më të pasura natyrore, me 13% të llojeve të florës në Shqipëri, ka qenë gjatë viteve të fundit nën kërcënimin e shkatërrimit prej grumbullimit jo selektiv.

Pëllumb Koko, pronar i një stani në luginën e Çajupit thotë se, habitati i çajit të malit, rigonit, apo blirit po dëmtohet prej grumbulluesve që tregtojnë këto bimë.

Ndërkohë, ekspertët e zonave të mbrojtura u bëjnë thirrje bashkive të mos japin leje grumbullimi për bimët e “librit të kuq” në asnjë territor të qarkut.

Servet Boni, inxhinier pyjesh thotë se shtogu, dëllinja, rrënja e shqopës, dafina, salepi, bliri, ilqja, rigoni, sherebela, e në nivele shumë kritike çaji i malit, e kanë reduktuar disa herë habitatin gjatë 10-vjeçarit të fundit.

Sipas specialistëve, problemi qëndron te shumë leje shfrytëzimi të autorizuara nga bashkitë në qark, që kanë shkelur moratoriumin mbi bimët e “librit të kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat