Spiropali: Pagat e muajit prill paguhen në maj, dalja nga parlamenti shkaktoka probleme me njohuritë

Shqipëria

Spiropali: Pagat e muajit prill paguhen në maj, dalja nga parlamenti shkaktoka probleme me njohuritë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:30
Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali

“Rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit do reflektohet te paga e prillit, që merret në fillim të muajit maj”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, në reagim të deklaratës së ish-deputetes së PD-së Albana Vokshi, e cila tha se qeveria nuk mbajti premtimin për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit prill paguhen në maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”, deklaroi Spiropali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat