Përgjimet, Salianji: Drejtori i Policisë së Fierit duhet të ishte në burg

Shqipëria

Përgjimet, Salianji: Drejtori i Policisë së Fierit duhet të ishte në burg

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:41
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji

“Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andrea Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë. Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjëherë për dëshmi të rreme”, deklaroi Salianji.
Sipas tij, në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi. 
“Përgjimet provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit. Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë”, theksoi Salianji.
Ish-deputeti botoi edhe një procesverbal i firmosur nga drejtori i ri Policisë, ku vërtetohet takimi me dëshmitarin e rremë që pretendon PD-ja.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat