Kryemadhi: “Nuk ka më të rinj këtu. Unë kam ngelur më e reja”

Shqipëria

Kryemadhi: “Nuk ka më të rinj këtu. Unë kam ngelur më e reja”

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:50
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Ajo tha në News24 se sot studentët e Universitetit Bujqësor kanë protestuar pasi në vendin ku një vit më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbolli pemë sot po ndërton. Kryemadhi tha se opozita ka faj të madh për situatën ku është vendi pasi ka lejuar instalimin e një sistemi kriminal. Më tej ajo tregoi dhe bisedën me një të moshuar.

“S’keni parë gjë akoma. Ka aksione pafund të opozitës që janë lënë në mënyrë të pavarur. Nuk do jenë më studentët, do jenë pedagogët. E dini që në Universitetin Bujqësor kanë protestuar sot. Një vit më parë kryetari i Bashkisë Veliaj bashkë me dekanët dhe rektorin mbollën pemë e thanë do bëjmë fermë. Sot ajo lulishte është rrethuar, do bëhet ndërtim. Di që lali Eri ka firmosur lejen. Sigurisht që problematikat në Tiranë janë pafundësisht. Nuk merr gjë lali? Nuk të lë gjë kryeskrapi. Është veshur me helmetat e skrapit e do e marrë një shoku jonë që e di ti zoti Rakipi.

Opozita ka një faj shumë të madh për situatën që është sot. Kemi lejuar të instalohet një sistem kriminal. Djegia e mandateve ishte një veprim, i cili tani është normal për njerëzit. Dëgjoja Çuçin që thoshte do japim subvencion për blegtorët. E dini se subvencioni që jep për fermerët është 3 mln euro sa i jep Vilma Nushit.

Ky njeri përveç se ka ikur nga mendtë e kokës, është kthyer në një vampir që po iu pi gjakun njerëzve. Duhet t’ju varim hudhra njerëzve që mos t’ju pijë gjakun vampiri më i tmerrshëm pas Enver Hoxhës. Nuk ka më të rinj këtu, unë kam ngelur më e reja. Zoti Rakipi, ju do quheni moshë aktive pas 10 viteve. Plaka tha kam parë një film me vampir, por ky Edi Rama më duket se i ka dhëmbët më të mëdhenj se ai vampiri. Më kanë ngordhur të gjitha delet, nuk mora asnjë subvencion”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat