Zëvendësministri: Vajzat e showbizz-it kanë shërbyer si eskorta

Shqipëria

Zëvendësministri: Vajzat e showbizz-it kanë shërbyer si eskorta

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:26
Lorenc Vangjeli

Shpesh, emrat e politikanëve dhe jo vetëm, denoncohen në media si bashkëpunëtorë dhe të lidhur me bandat kriminale.

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi mbrëmë në “Opinion” se emrat e politikanëve, apo përfaqësuesve të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe emra të njohur të showbizz-it janë gjetur në listën e kontakteve të telefonave të kriminelëve.

“Në telefona celularë apo në blloqe janë gjetur emra zyrtarësh të lartë, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të shoëbizz-it të cilat janë mbajtur të fshehta. Ne të gjithë i dimë këto Blendi. Në një bllok shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që kishin bërë”, u shpreh analisti, deklaratë që u konfirmua edhe nga zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

“Vajza të njohura të ShowBizz-it kanë shërbyer si eskorta, fatkeqësisht. Kanë patur dhe marrëdhënie me ta. Edhe njerëz të medias”, tha zv.ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat