Banorët paguajnë për ujin por ujë nuk pinë se mban erë

Shqipëria

Banorët paguajnë për ujin por ujë nuk pinë se mban erë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:32
Foto

Prej afro 30 vitesh, banorët e Njëisë Administrative Otllakë në Berat furnizohen me ujë të ndotur. Problemi pranohet edhe nga Drejtori i Ujësjellësit. Shkak si pas tij është rrjeti i amortizuar, i ndërtuar rreth 60 vite më parë.

Ky ujë që rrjedh në çezmat e banorëve të Otllakut në Berat është i ndotur.

Janë afro 300 familje në këtë njësi administrative që furnizohen prej 3 dekadash me këtë ujë që kërcënon shëndetin e tyre.

" Ujë ka plot por ujë nuk pi, se bie erë".

"Nuk e përdorim se bie erë".

Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt dhe shlyejnë çdo faturë uji edhe pse atë nuk mund të përdorin për konsum apo punë shtëpie.

"Faturat i paguajmë një për një por ujë nuk pi asnjë".

" Nuk përdoret as për enë, as për rroba".

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shprehet se shkak i ndotjes është rrjeti i amortizuar, që është ndërtuar rreth 60 viteve më parë. Ai thotë se po merren masat edhe pse fondet janë të pakta.

Pelivan Sina: Është një problem shumë i njohur, shumë shqetësues, po punojmë fort për ta realizuar. Megjithëse fondet në dispozicion të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime janë shumë të pakta do të bëjmë përpjekjet maksimale që ta investojmë këtë segment.

Drejtori i Ujësjellësit shprehet se projekti për rrjetin e ri është gati, por do kohë të realizohet në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat