Kapshticë, kapet 68 kg lëndë narkotike e fshehur në automjet

Shqipëria

Kapshticë, kapet 68 kg lëndë narkotike e fshehur në automjet

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Strukturat doganore të Degës Doganore Kapshticë në bashkëpunim me Policinë sekuestruan rreth 68 kg lëndë narkotike, të dyshuar si “Cannabis sativa”, e fshehur në një automjet.

Sipas këtyre strukturave, lënda narkotike transportohej me automjetin tip Toyota, me drejtues shtetasin me inicialet  G. Gj. Pas intervistimit paraprak në vijën e parë  dhe me kërkesë të policisë mjeti kaloi për verifikim të detajuar në skanër. Pas skanimit mjeti u markua me të kuqe, ku nga kontrolli paraprak në vijën e dytë nga doganieri dhe inspektorët e kontrollit të policisë u konstatua se poshtë sediljeve ishin të vendosura 65 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, me peshë totale  afërsisht 68 kg. Kjo sasi lënde narkotike kishte destinacion Athinën.

Ky rast iu kalua për hetime të mëtejshme Policisë së Qarkut Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat