Vetingu, konfirmohet në detyrë Albana Boksi, gjyqtare e Apelit për Krimet e Rënda

Shqipëria

Vetingu, konfirmohet në detyrë Albana Boksi, gjyqtare e Apelit për Krimet e Rënda

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:26
Pamje nga takimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Albana Boksin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të  seancës dëgjimore më datë 4 prill për subjektin e rivlerësimit, Albana Boksi, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli relatore, Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat