Mbështetja për fermerët e qumështit, Kote: Aplikimi me fatura në agropika

Shqipëria

Mbështetja për fermerët e qumështit, Kote: Aplikimi me fatura në agropika

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

“Ministria e Bujqësisë ka vendosur të mbështesë fermerët për çdo kilogram qumësht pa marrë parasysh sa numër krerësh kanë, me 1 qind lek për ta dorëzuar në pikën e grumbullimit duke marr faturën që nga 1 janari i 2019 e në vazhdim. Fermeri që është i pajisur me NIPT dhe sigurim shoqëror 3 muaj futet dhe përfiton nga kjo skemë e cila do mbështesë realisht fermerin shqiptar, pra lekët do kalojnë për fermerin shqiptar. Këto fatura i grumbullon fermeri dhe aplikon në agropikat nëpër qytete”.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote shpjegoi skemën e re të mbështetjes së fermerëve të qumështit, i ftuar në një studio televizive.

“Skema e këtij viti është përqendruar totalisht tek blegtoria. Kjo skemë ka një vlerë 7 miliardë lekë të vjetra të ndara sipas sektorëve ku 1 milionë euro kanë kaluar për fermën didaktike që do ketë Universiteti Bujqësor e cila do japë një impakt të jashtëzakonshëm tek brezi i ri që do i shërbejë bujqësisë shqiptare”, tha ai.0

“Buxheti për projektin e mbjelljes së ullirit kap një vlerë 1 miliard e 250 milionë lek të vjetra e cila do shërbejë dhe për zëvendësimin e ullishteve të vjetra. Pjesa e tjetër e skemës është për të mbështetur bletarinë që kap vlerën e 1 milion e gjysmë lek të vjetra. Pjesa tjetër është në mbështetje të qumështit dhe matrikullimit të blegtorisë së imët. Ne kemi 340 mijë krerë të cilët prodhojnë gati 1 milion ton qumësht”, tha Kote.

“Mbas datës 25 prill, ata mund të fillojnë aplikimet e tyre dhe përgjigjen e merr për 7 ditë. Në 10 maj mendoj që do filloj përfundimisht të bëhet likuidimi i faturave që do çohen në agropikat dhe në zyrat e AZHBR-së. Dorëzimi i qumështit duhet të shoqërohet me faturë”, vijoi Kote.

”Ne kemi biseduar me fermerët për këtë vendim ku e kemi komunikuar si të vetmen formë që secili të marrë këtë vlerë që qeveria e ka vendosur njëqind lekë kur diferenca në kosto e TVSH-së është më poshtë diku tek 70 lekë dmth i japim diçka më shumë  fermerëve. Ne mbështesim qumështin me 1 qind lek dhe çdo krerë me 10 mijë lek të vjetra”, përfundoi zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat