A i është refuzuar viza amerikane Donika Prelës?!

Shqipëria

A i është refuzuar viza amerikane Donika Prelës?!

Më: 5 prill 2019 Në ora: 19:28
Donika Prela

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, pati një takim edhe me ish-deputetët e opozitës, Silva Caka, Klajda Gjosha, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.

Teksa i shprehën shqetësimet në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës, ish- ligjvënësit opozitarë i paraqitën edhe një dokument me shkrim në lidhje me procesin e reformës në Drejtësi.

Në dokument pretendohet se Ambasada Amerikane i ka mohuar vizën kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Image

Fakt ky që sipas tyre nuk është reflektuar në formularin e vettingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat