Basha bën publike alternativën: Lista të hapura në zgjedhje, i vendosur që…

Shqipëria

Basha bën publike alternativën: Lista të hapura në zgjedhje, i vendosur që…

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh dje dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura për kandidatët për deputetë.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Politeknik, Basha u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të futur në Parlament njerëz që përfaqësojnë popullin.

“Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë sesa thjesht largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. Për shembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjesht të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një Parlament, i cili të ketë deputetë që më të vërtetë e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një Parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do t’u shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është Parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci”, u shpreh kreu i PD-së.

Në vijim të bashkëbisedimit, Basha u ndal edhe te reformimi i PD-së, ku theksoi se do të heqë praktikën e ndërtimit të listave për deputetë nga kryetari i partisë.

“Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret, të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do t’i japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur t’i jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot dhe nesër në qeverisje. Nesër do të shikoni vetë, kur PD-ja do të votojë online formularët e aplikimit për ata, që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike, e cila do të jetë e hapur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh dje dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura për kandidatët për deputetë. për të gjithë. Dhe do të jetë merita, ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vlerësimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, tha kreu i PDsë.

ARSIMI

Pjesë e bashkëbisedimit me studentët ishte edhe çështja e ligjit të arsimit të lartë. Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë, ku edhe dje Lulzim Basha theksoi se kur të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë këtë ligj dhe do të implementojë një tjetër.

“Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do t’i marrë prapë kryeministri dhe ministri i Arsimit. Demokratizimi i vendimmarrjes, modernizimi i universiteteve sipas modelit europian, do të jetë tipari i ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do t’u bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjesht ta anulojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua t’jua premtoj sot këtu, por të kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standardeve europiane”, tha kryetari i opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat